3.8 C
Pec
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024

Shpërthimi në Elbasan dyshohet se shkaktoi një viktimë, policia beson se eksplozivi po montohej në një makinë

Policia e Elbasanit ka dalë me një deklaratë zyrtare për ngjarjen e rëndë në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse, humbi jetën një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 04:10, në lagjen “Shënkoll”, kur një 24 vjeçar ishte duke vendosur lëndën eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç.

Teksa bomba po montohej në makinë, ajo ka shpërthyer dhe i ka shkaktuar dëmtime të mëdha të riut, i cili ndonëse u dërgua me urgjencë në spital ndërroi jetë.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, teksa forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, njofton policia. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...