4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Shpërthimi në kanalin e Ibër – Lepencit, reduktime të ujit në Fushë Kosovë, Obiliq e Drenas

Qytetarët e Fushë Kosovës, Drenasit e Obiliqit sot do të përballen me reduktime të ujit.Këto reduktime vijnë për shkak të shpërthimit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër – Lepencit.

Kjo u bë e ditur nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” përmes një njoftimi. Sipas KRU Prishtina, Drenasi do të ketë reduktime nga ora 13:00 deri në ora 18:00.

Kurse Fushë Kosova dhe Obiliqi, nga ora 14:00 deri në ora 19:00. “Shpresojmë që gjendja të përmirësohet shpejt”, thuhet në njoftimin e KRU Prishtina./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...