9.1 C
Pec
E premte, 23 Shkurt, 2024

Shpërthimi në Kçiq, Hamza: Të lënduarit i përkasin të njëjtës familje, ka edhe nga diaspora

Nga shpërthimi në fshatin Kçiq të Mitrovicës kanë mbetur të lënduar 13 persona, katër nga të cilët i janë nënshtruar operimit, siç njoftoi sot Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

Në lidhje me këtë, kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë se të lënduarit, në bazë të informatave janë nga e njëjta familje.

“Isha edhe brenda. Sipas informatave ka prej tyre që e kanë shkallën e lëndimit më të madhe, e disa më të vogël. Uroj që të gjithë të jenë mirë e të mos kenë rrezik për jetë e iu uroj shërim të shpejt dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj mjekët për një punë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Hamza.

Ai tutje ka shtuar se nga të lënduarit janë edhe disa familjarë nga diaspora, ndërsa Klan Kosova merr vesh se një nga të lënduarit ka djegie në fytyrë dhe duar.

Të lënduarit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës i ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...