Avokati Arber Jashari ka reaguar pas shpërthimit në Varragë të Zubin Potokut, ku është dëmtuar kanali i ujit të Ibër-Lepencit.
Ai ka thënë se sulmi me dinamit mbi kanalin e furnizimit të ujit të Ibër-Lepencit, duket të jetë një prej sulmeve më serioze deri më tani në serinë e shpërthimeve të fundit në veri, i predispozuar të shkaktojë pasoja të rënda në infrastrukturën shtetërore.
Për më tepër, avokati Jashari ka thënë se shpërthimi ka tiparet edhe të një akti terrorist duke kërkuar nga organet ligj-zbatuese ta trajtojnë një gjë të tillë me shumë seriozitet.
Ndryshe, një shpërthim i fuqishëm sonte në Varagë të Zubin Potok, ka dëmtuar kanalin e ujit Ibër-Lepenc.Dyshohet se kanali në të cilin ndodhi shpërthimi, furnizon Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) me ujë./Njeshi/