12.8 C
Pec
E premte, 25 Prill, 2025

Shpërthimi tragjik në Elbasan, SPAK kontrolle në banesën e motrave Nikolli

Me urdhër të SPAK-ut, janë ushtruar kontrolle në banesën e Xhovana dhe Alda Nikollit, dy motrave që u bënë të njohura pas ngjarjes tragjike në qytetin e Elbasanit.

Në këtë ngjarje, në derën e banesës së marë me qira prej tyre, shpërtheu një sasi tritoli, ku mbeti i vrarë fqinji i tyre Enea Thomaraj.

Kontrollet janë realizuar në qytetin e Elbasanit, me urdhër të prokurores Doloreza Musabelli.

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit 2024, dhe çështja kaloi në SPAK pas akuzave të motrave Nikolla, të cilat e identifikuan Nuredin Dumanin si autor të shpërthimit.

Xhovana Nikolli është e dashura e Amarildo Xhanej, një bashkëpunëtor i drejtësisë që u dënuar nga Gjykata e Posaçme me 2 vite e 9 muaj, pasi u pendua dhe tregoi se ishte kontraktuar për të kryer vrasje në qytetin e Vlorës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...