Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi, ka thënë se të gjithë minatorët që kanë mbetur të ngujuar për rreth 18 orë në Minierën e Trepçës janë shpëtuar.
Jonuzi tha se gjendja shëndetësore fizike e minatorëve është e mirë, pos që kanë pasur shqetësime për shkak të bllokimit të gjatë në minierë.
“Kanë pasur shqetësime për shkak të ngujimit të gjatë, por gjendja e të gjithëve është e mirë”, deklaroi Jonuzi .
Rreth 50 minatorë kishin mbetur të ngujuar nga mbrëmë në horizontet 9, 10 dhe 11 me rreth 900 metra nën tokë.
Shkak i ngujimit të tyre kanë qenë problemet me energji elektrike.
Në vendin e ngjarjes sipas kanë arritur edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, drejtuesit e Trepçës dhe ekipet e emergjencës.
Sipas zyrtarëve të Trepçës problem kryesor pse po ndodhin defekte të tilla është vjetërsia e ndërmarrjes/Njeshi/