11.2 C
Pec
E hënë, 27 Shtator, 2021

Shpëtohet qeni i ngecur në lumin Lumbardhi (Video)

Rajan Arapi, Drejtor i Urbanizmit në Pejë  bashkë me disa qytetarë të Pejës kanë arritur të shpëtojnë qenin i cili kishte mbetur i bllokuar për disa orë në lumin Lumbardhi. Rasti ka ndodhur në ditën e djeshme.

“Më lajmëruan se kanë pa një qenë të bllokuar në lum, reaguam menjëherë për ta shpëtuar, bashkë me disa qytetarë të cilët ishin duke kaluar rrugës. Për fat të mirë niveli ujit është i ultë, për këtë arsye shpëtimi ka qenë më i lehtë dhe për më tepër gjithçka përfundoj në mënyrën më të mirë” – ka deklaruar Arapi për Njëshin.

Arapi u desh vet të zbriste ta merrte qenin e bllokuar në një pjesë të shtratit të Lumbardhit. Më pas u kujdesen që ta ushqejnë dhe ta dërgojnë në habitatin e vet. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...