Yair Netanyahu, djali i kryeministrit izraelit, i është përgjigjur me zemërim planeve të presidentit francez Emmanuel Macron për të njohur një shtet palestinez.
Ai i dërgoi Macronit një mesazh përmes platformës sociale X, përcjell Telegrafi.
“Shporru! Po për pavarësinë e Kaledonisë së Re! Po për pavarësinë e Polinezisë Franceze! Po për pavarësinë e Korsikës! Po për pavarësinë e vendit Bask! Po për pavarësinë e Guinesë Franceze! Ndaloni neoimperializmin e Francës në Afrikën Perëndimore”, ka shkruar ai.
Bëhet e ditur se ky koment vjen pasi Macron tha se synonte të finalizonte njohjen e një shteti palestinez.
Ndryshe, Franca ka mbrojtur prej kohësh një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez.
Njohja formale e një shteti palestinez do të shënonte një ndryshim të madh politik dhe mund të dëmtonte marrëdhëniet me Izraelin. /Njeshi/