Golden Eagle Ylli ka mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në finalen e play-offit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, ka mposhtur Pejën në palestrën ”Karagaç”, me rezultat të ngushtë 104-107, (14-25, 28-18, 19-29, 43-35), shkruan IndeksOnline.
Jalen Tate ishte basketbollisti më i dalluar te Peja me 23 pikë, ndërsa te Ylli ishte Henrik Sirko me 22 sosh.
Me këtë fitore, GE Ylli ngushton serinë e fitoreve në 2-1, ndërsa në finale kualifikohet skuadra që arrin tre fitore.
Ndeshja e radhës zhvillohet në qytetin e Suharekës./Njeshi/