22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Shqetësime për zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc: Kamberi kërkon ndërhyrje ndërkombëtare

Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë ka ngritur shqetësime serioze për shkeljen e të drejtave të pakicave kombëtare.

Ky akt konsiderohet si një shkelje e qartë e të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon.

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar se i ka dërguar letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadorit të ShBA-së në Beograd, Christopher Hill dhe atij të OSBE-së në lidhje me zgjedhjen e gjyqtarëve në Bujanoc.

Në një postim në Facebook, Kamberi ka thënë se këto kërkesa është theksuar rëndësia e garantimit të përfaqësimit të barabartë dhe respektimit të të drejtave të pakicave në proceset gjyqësore.

“Zgjedhja e gjyqtarëve në Bujanoc në kundërshtim me ligjin dhe parimet e barabartësisë është shkelje e qartë e të drejtave të pakicave kombëtare. Nga ambasadori SHBA në Beograd dhe ai i OSBE poashtu në Beograd kërkova një përgjigje urgjente për respektim të plotë të përbërjes kombëtare në institucionet e drejtësisë. Me një shkresë tjetër kërkova nga presidenti i Serbisë ndërprerjen e këtij diskriminimi ndaj shqiptarëve dhe fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh”, ka shkruar Kamberi.

Këto veprime sipas Kamberit kanë për qëllim të sigurojnë që drejtësia dhe barazia të jenë parimet udhëheqëse në çdo proces gjyqësor në Serbi, duke respektuar të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë vend. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...