17.1 C
Pec
E premte, 11 Tetor, 2024

Shqetësuese, 11 vetëvrasje për pesë muaj në Kosovë, kërkohet mbështetje për ata që ndihmojnë në parandalim

Muaji i parandalimit të vetëvrasjes ka filluar, por jo më larg se dje dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11 raste të vetëvrasjes, një dukuri kjo tejet shqetësuese.

Muaji i parandalimit të vetëvrasjes ka filluar, por jo më larg se dje dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së tij në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 11 raste të vetëvrasjes, një dukuri kjo tejet shqetësuese.

Organizata “Linja e Jetës” është angazhuar për të ofruar shërbime telefonike për personat që kanë nevojë dhe pranon mbi 300 thirrje çdo muaj. Koordinatorja e “Linjës së Jetës”, Yllza Nikqi ka thënë se kjo qendër telefonike i ndihmon personat që të mos ndihen të paragjykuar për përjetimet e tyre.

Megjithatë shqetësuese, sipas saj, mbetet mos mbështetja institucionale shtetërore.

“Zakonisht, kemi mbi 300 thirrje brenda muajit. Çka ma së shumti iu ndihmon thirrësve tonë, vetëm hapësira që ne ua japim personave që kanë mendime për vetëvrasje, që mos të ndihen të paragjykuar për përjetimet e tyre…Sa i përket mbështetjes institucionale prej shtetit, në kuadër të kësaj është edhe krijimi i shërbimeve që merren specifikisht me këtë çështje dhe njëra prej tyre është institucionalizimi i Linjës së Jetës. Nëse vetëm keni nevojë për të biseduar me dikë që nuk e njihni dhe që ju dëgjon pa paragjykime, Linja punon prej orës 14:00- 02:00 të mëngjesit,” ka thënë Nikqi.

Ndërsa, psikologu Petrit Thaçi thotë për KosovaPress se është shumë e rëndësishme të analizohet mënyra se si ata komunikojnë e sidomos nëse tregojnë koncepte të pavlefshme për jetën. Ai ka treguar edhe moshën e personave që dominon më së shpeshti në çrregullimet e depresionit.

“Është e rëndësishme të shikohet edhe mënyra se si ata komunikojnë dhe çfarë flasin, sidomos nëse shohim se tregojnë koncepte të pavlefshme për jetën, një humbje kuptimi të jetës, koncept i dashakeqësisë për veten ose për konceptin e jetës në përgjithësi, një sjellje e vetizolimit social, një sjellje që realisht tregon pakënaqësinë me gjërat që dikur personi ka ndier një lloj kënaqësie, lumturie dhe gëzimi. Klientela më e shpeshtë që mund të preket nga çrregullimet depresive është prej 20 deri në 30-vjeç,” ka thënë ai.

Psikologu Thaçi ka edhe një mesazh për personat që kanë mendime të tilla.

“Të gjithë kalojmë nëpër vuajtje dhe sfida, është e rëndësishme ta kuptojmë që jeta është dinamikë në lëvizje, gjërat nuk qëndrojnë statike në një kohë, për një moment të caktuar gjërat mund të duken të shëmtuara dhe të pavlefshme, por vjen një moment i ri që na hap dimensionet dhe perspektivat dhe pjesa tjetër e sugjerimit është që secili individ që mund të shohë persona të tillë të dyshimtë që kalojnë një gjendje të tillë emocionale dhe mentale në jetën e tyre, ta kenë parasysh se ndoshta një fjalë e tyre që mund të duket shumë minimale, e pavlefshme, shumë e rëndësishme drejtuar atyre mund të jetë shkas për shpëtimin e jetës së tyre,” është shprehur Thaçi. /Njeshi/

Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se përgjatë periudhës 1 janar deri më 16 maj 2024 janë vetëvrarë 11 persona. Ndërsa ky numër gjatë vitit të kaluar ka qenë 42.

Të gjithë ata që janë në një gjendje jo të mirë mentale dhe kanë mendime t’i japin fund jetës, mund të kërkojnë ndihmë në “Linjën e Jetës” në 0800 12345 apo të kërkojnë ndihmën e psikologut.

Në Ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjeve, organizata “Linja e Jetës” ka dërguar peticionin për projektligjin për parandalim e vetëvrasjeve, ndërsa në ora 19:00 te Teatri Kombëtarë në Prishtinë, do të ndizen qirinj për të kujtuar të gjithë ata që i dhanë fund jetës së tyre.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...