5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Shqetësuese – Prishtina e 13-ta për ajrin më të ndotur në botë, Sarajeva e para

Ajri i ndotur ka përfshirë rajonin, si Bosnjën e Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, por edhe Kosova nuk është në pozitë të mirë.

Në ranglistën e IQAir, që bën matjen e cilësisë së ajrit në nivel global, Sarajeva është në vendin e parë me ajrin më të ndotur në botë me 428 pikë e që cilësohet si i rrezikshëm.

Në këtë ranglistë, Prishtina sot në mëngjes ndodhet në vendin e 13-të, me 161 pikë, që cilësohet si i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Renditja e Prishtinës është shqetësuese për faktin se ajri i ndotur çdo ditë e më shumë e rëndon jetesën në kryeqytet.

Detaje tjera të matjes së cilësisë së ajrit për Prishtinën mund t’i shikoni më poshtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...