Faqja e njohur ‘Shqipcast’ vjen me një intervistë ekskluzive të hënën, ku i ftuar është luftëtari i arteve të përziera marciale MMA, Natan Levy.

Shqipcast ka njoftuar me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale një intervistë të madhe gjatë të hënës pasdite.

Bëhet fjalë për një intervistë me luftëtarin e njohur izraelit të MMA, Natan Levy, i cili ka gjashtë fitore dhe asnjë humbje.

Në atë intervistë, Levy tregon për karrierën e tij, stërvitjen, përkushtimin dhe veçanërisht për ndeshjen e radhës kundër Austin Hubbard më 17 prill.

Intervista do të lëshohet të hënën më 22 mars, me orën tonë lokal 15:00, ndërsa në Las Vegas (USA) nga ora 07:00.

Ndryshe, Shqipcast është një ‘Podcast’ në gjuhën shqipe i krijuar nga Petrit Blaka që nga prilli i vitit 2020./Njeshi/