14 C
Pec
E premte, 7 Maj, 2021

Shqipëri, 5 të vdekur dhe 234 raste të reja me Coronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2,862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me coronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID-19 në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar./Njeshi/

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore        234

Të shëruar në 24 orë     634

Të shtruar në spitale      192

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2862

Testime totale            594,452

Raste pozitive             128,752

Raste të shëruara        98,903

Raste Aktive                 27,523

Humbje jete                  2,326

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19673

Fier      2361

Durrës  1161

Gjirokastër  1122

Shkodër  932

Korçë   726

Vlorë     572

Dibër    341

Kukës    315

Elbasan  215

Berat    56

Lezhë     49

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...