21.2 C
Pec
E hënë, 20 Shtator, 2021

Shqipëri, 5 viktima dhe rreth 995 raste të reja me COVID-19

Pesë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri si pasojë e COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 995 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja kanë rezultuar nga 5,613 testime të kryera.

Shifra e të shëruarve është thuajse në të njëjtin nivel të infektimet e reja, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1010 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 143,279 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në vendin tonë janë 12,599 pacientë të aktivë me COVID-19. 195 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, nga të cilët 13 ndodhen në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë. Qytetarët mbi 18 vjeç mund të vaksinohen gjatë muajit shtator në qendrat e vaksinimit anti-COVID.

Statistika (14 Shtator 2021)

Raste të reja ditore      995

Të shëruar në 24 orë    1010

Të shtruar në spitale     195

Humbje jete në 24 orë     5

Testime ditore      5,613

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...