18.5 C
Pec
E mërkurë, 7 Qershor, 2023

SHQIPËRI: 50 mijë banorë prej tre ditësh pa ujë në Pogradec

Rreth 50 mijë banorë kanë mbetur pa ujë prej tri ditësh në Pogradec për shkak të dëmtimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit.

Punimet për ndërtimin e rrugës në afërsi të Drilonit kanë sjellë çarjen e tubacionit kryesor të rrjetit, çfarë ka ndërprerë furnizimin me ujë të qytetarëve të Pogradecit dhe 5 fshatrave të njësisë administrative Buçimas.

Defekti është riparuar dy herë gjatë 24 orëve të fundit,por presioni i lartë i ujit që del nga burimi, e ka çarë sërish tubacionin kryesor. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...