17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

Shqipëri: 6 viktima nga COVID-19

Gjashtë persona të tjerë kanë humbur jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë raportohet se nga 4022 testime të kryera, 780 prej tyre rezultuan pozitive.

Ndërkohë, 757 janë të shëruarit në 24 orët e fundit. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 268, pasuar nga Durrësi me 62, Shkodra 39, Vlora 34, Kruja 32, Fieri 31 raste etj.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 një qytetar nga Tirana 61-vjeç, një qytetar nga Elbasani 65-vjeç, një qytetare nga Fieri 66-vjeçe, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75-vjeç dhe një qytetar 80-vjeç nga Berati.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 162.953 raste, prej tyre 147.584 janë shëruar, 12.789 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.580 pacientë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...