0.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

Shqipëri: 9 të vdekur dhe 217 raste të reja me COVID-19

Është trefishuar numri i rasteve të reja të infektuar me koronavirus në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë ku u regjistruan 9 humbje jete dhe 217 raste të reja.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 viktima dhe 616 raste të reja.

Në të gjithë vendin janë 6289 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169.674.

Janë kryer 3713 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 616 qytetarë, prej tyre 220 në Tiranë, 53 në Fier, 31 në Lushnje, 25 në Durrës, 23 në Elbasan, 20 në Berat, 19 në Shkodër, 17 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Pogradec etj.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID 12 qytetarë: 6 nga Tirana të moshave 67-88 vjeç, një nga Librazhdi 61 vjeçe, një qytetar nga Pogradeci 66-vjeç, një qytetar nga Berati 67-vjeç, një nga Fieri 72-vjeç, një qytetar nga Durrësi 88-vjeç, një qytetar nga Korça 88-vjeç,

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 178.804 raste pozitive, prej tyre 169.674 janë shëruar, 6289 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.841 pacientë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...