8 C
Pec
E shtunë, 24 Shkurt, 2024

SHQIPËRI: Aeroporti i Kukësit, miratohet kontrata me koncesion për 35 vite

Miratohet kontrata për dhënien me koncesion te ndërtimit te aeroportit të Kukësit.

Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë dhe është njoftuar përmes një deklarate për mediat nga ana e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Ajo ka theksuar se kontrata koncesionare është 35 vite, kurse ndërtimi i aeroportit do të përfundojë brenda 24 muajve.

“Në fazën përfundimtare do të jenë të punësuar 12 mijë persona”- tha ajo, duke theksuar se ka interes nga shumë kompani me low cost.

Sipas ministres, për ndërtimin e aeroportit të Kukësit do të shpenzohen 8 milionë Euro./Gsh/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...