-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

SHQIPËRI: Akuzat ndaj ish-kreut të FBI-së për financime nga Rusia, Alibeaj konsideron se udhëtimi tij në Shqipëri dhe takimi me Ramën kërkojnë hetim të thelluar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar sot transparencë dhe hetim nëse ka përfshirje të zyrtarëve shqiptarë në akuzën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ish-kreu i kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork po akuzohet se mund të ketë punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pasi doli në pension, dhe fshehu qindra mijëra dollarë që mori nga një ish-punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare, ndërsa ishte zyrtar i lartë në byro, raporton CNN.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Alibeaj tha se akuza ndaj McGonigal “për përfshirjen në transaksione të paligjshme financiare me një oligark rus ku bën pjesë udhëtimi i tij në Shqipëri dhe takimi me Edi Ramën në vitin 2007 kërkojnë urgjentisht transparencë dhe hetim të thelluar.”

“Retorika boshe për konsumin e politikës së ditës nuk e zbardh këtë çështje tepër të rëndësishme për marrdhënien e Shqipërisë me SHBA. Zbardhja sa më parë dhe transparenca e plotë është ajo që ndihmon jo vetëm për informimin e saktë të publikut por dhe për ruajtjen e marrdhënies së shëndetshme me partnerin tonë strategjik”, tha Alibeaj në Facebook.

Charles McGonigal, që konsiderohet veteran i fushës së sigurisë dhe për 22 vite shërbeu në FBI derisa doli në pension në vitin 2018, u arrestua të shtunën në aeroportin ndërkombëtar John F. Kennedy, derisa po kthehej nga një udhëtim, transmeton Telegrafi.

Reklama
Akuzat, të shpallura nga zyrat e avokatëve amerikanë në distriktin jugor të Nju Jorkut dhe Uashington DC, shënojnë një rënie dramatike për McGonigal.

Ai pritet të paraqitet në gjykatën federale në Manhatan. E avokati i tij tha se McGonigal do të deklarohet i pafajshëm për akuzat. Gjykimi i tij për akuzat e DC nuk është caktuar ende.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...