11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

SHQIPËRI: Arrestohen në flagrancë dy punonjës policie në Rinas, i morën ryshfet udhëtares

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore i rajonit të Tiranës ka kryer arrestimin në flagrancë të dy punonjësve të Policisë në stacionin policor të aeroportit të Rinasit, të dyshuar për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim.

Ata janë inspektorët Ardit Doçi, 31 vjeç, dhe Endri Beramaj, 24 vjeç, me detyrë Kontrollor në Komisariatin e Policisë Rinas.

Arrestimi u krye pasi gjatë veprimeve hetimore procedurale, të kryera për verifikimin e informacioneve mbi përfshirjen në veprime korruptive, u krijuan dyshime të arsyeshme, bazuar në prova se punonjësit e policisë, duke shfrytëzuar funksionin organik, kanë kërkuar dhe përfituar vlera monetare në formë ryshfeti, nga një shtetase që udhëtonte në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë.

Vijon puna për evidentimin e personave apo punonjësve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si edhe nëse ka raste të ngjashme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...