30.9 C
Pec
E martë, 16 Korrik, 2024

SHQIPËRI: Arrestohet ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është arrestuar, së bashku me dy persona të tjerë.

Po ashtu, arrestimi i tij është konfirmuar edhe përmes një njoftimi nga SPAK.

“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Ilir Beqaj është arrestuar në lidhje me hetimet e SPAK për abuzim të fondeve të huaja në SASPAC, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik kur në krye ishte Ilir Beqaj. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...