33.6 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

SHQIPËRI: Asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi në Dibër, arrestohet një person

Dhjetëra bimë kanabisi janë asgjësuar në Dibër, të cilat ishin mbjellë në mes të pyllit në fshatin Selishtë.

Në pranga ra M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë. 36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K., specialisti i pyjeve në këtë fshat.

Policia thotë se vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...