13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

Shqipëri, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët

Besimtarët katolikë në të gjithë Shqipërinë kremtojnë sot festën e Pashkëve, ku në vend janë mbajtur meshat tradicionale.

Besimtarët katolikë janë mbledhur së bashku në meshën e mbajtur në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, duke kryer ritet e tyre fetare, ndërsa pjesë ishin edhe përfaqësuesit e Kishës Katolike në Shqipëri. Mesha kryesore e Pashkëve në Tiranë u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo, ndërsa mesha u mbajtën edhe në qytete të tjera të vendit.

Mesazhe urimi për besimtarët katolikë kanë përcjellë drejtuesit e lartë të vendit, si presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryeministri Edi Rama. Presidenti Meta në urimin e tij shprehet se Festa e Pashkëve është një moment reflektimi.

“Sot gjithashtu kemi nevojë të reflektojmë për më shumë vëmendje edhe ndaj shtresave në nevojë, të pamundurve e të sëmurëve, fëmijëve e të moshuarve, të cilët meritojnë solidaritet e dashuri më të madhe prej nesh”, shprehet Meta në urimin e publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Një nga traditat e Pashkëve është veza me ngjyra, ndërsa nuk mungojnë edhe vizitat mes besimtarëve për t’i shprehur urimet njëri-tjetrit. /AA/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...