21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

SHQIPËRI: Biznesmeni rrëfen për shpërthimin në Lushnjë, tronditja shumë e fuqishme ka bërë dëme në dyqan e në shtëpi

Shpërthimi i ndodhur të premten në një magazinë në qytetin e Lushnjës, ka dëmtuar rëndë edhe banesat që ndodheshin pranë zonës industriale.

Biznesmeni Bedar Korreshi është shprehur se shpërthimi i ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi.

Korreshi ka treguar se në momentin e shpërthimit ishte duke punuar si normalisht, “vetëm kur dëgjojmë një shpërthim të madh”.

“Tronditja ishte shumë e fuqishme, na ka bërë shumë dëme, në mall, në dyqan, në shtëpi. Ishte një shpërthim shumë i madh”, ka thënë ai për Top Channel.

“As vetë nuk po dinim çfarë të mendonim, ishte diçka shumë e madhe. Na tronditi. Thjesht menduam të shpëtonim çfarë kishim aty. Morëm fëmijët dhe dolëm përjashta. Të tjerat pastaj duke u qetësuar dhe duke parë dëmet”.

“Duke filluar që te pjesa e biznesit komplet. Shtëpia lartë që është bërë shoshë. Shtëpia është në katin e tretë. Biznes dy kate. Është dëmtuar gjithandej. Dava sekondash. 2-3 sekonda por ishte shumë e fuqishme, ishim si të çakorduar. Se kuptuam dot nga na erdhi”.

Vlen të theksohet se një grup ekspertesh nga policia, zjarrfikësja, inspektoriati shtetëror i enteve nën presion dhe prokuroria janë rikthyer në magazinën në Lushnje e cila pasditen e se premtes u shndërrua në skenë krimi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...