15.2 C
Pec
E premte, 2 Qershor, 2023

SHQIPËRI: Deputetët kthehen në parlament pas fushatës, pritet të votohen dy projektligje rreth ndërtimit të urës së lumit Buna

Pas pushimit prej fushatës zgjedhore, deputetët do të kthehen sot në sallën e Parlamentit.

Në seancën e kësaj të enjteje që do të nisë në orën 10:00, pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.

Kujtojmë se Kuvendi ka pasur një pauzë për më shumë se një muaj për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën më 14 maj 2023. Nga rezultati i zgjedhjeve, socialistët morën kontrollin e 53 bashkive, kundrejt vetëm 7 të fituara nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Një tjetër forcë politike, Minoriteti etnik grek për të Ardhmen (MEGA), mori bashkinë e Finiqit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...