21.7 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

SHQIPËRI: Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, Begaj apel për ruajtjen e gjuhës shqipe

Përmes një video në llogarinë e tij në “Facebook”, presidenti i vendit Bajram Begaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, bëri apel për ruajtjen, pasurimin dhe përcjelljen e gjuhës shqipe, sidomos në kushtet kur shumë shqiptarë jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe të një ndërveprimi të pandalshëm me gjuhët e tjera.

Presidenti, ndau vlerësimin për shqiptarët që e kanë ruajtur dhe trashëguar gjuhën ndër shekuj.

Gjithashtu, Begaj përgëzoi në veçanti shqiptarët që ndër vite jetojnë jashtë vendit, prindërit dhe mësuesit, të cilët, krahas bashkëjetesës me kulturat e popujve të ndryshëm në shtetet ku jetojnë, arrijnë të ruajnë gjuhën amtare si identitet kombëtar. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...