24 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

SHQIPËRI: Donacion prej 100 milionë euro nga Zvicra, për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë dhe shëndetësisë

Ministrja shqiptare e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj dhe Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi, njoftuan sot nisjen e një fazë të re të programit të bashkëpunimit midis dy vendeve.

Programi i ri i bashkëpunimit parashikon përkushtimin e Zvicrën me një fond prej 105 milionë franga zvicerane [100 milionë euro] me synim kontributin për demokraci, zhvillim ekonomik, shëndetësi dhe ndryshimet klimatike në Shqipëri, ka thënë Ambasada e Zvicrës në një njoftim për shtyp.

“Programi i ri i bashkëpunimit midis Zvicrës dhe Shqipërisë është një tregues tjetër e partneritetit të ngushtë midis dy vendeve tona. Shumë është arritur në katër vitet e shkuara. Jam e sigurtë që shumë do të arrihet gjithashtu edhe në katër vitet e ardhshme. Programi i ri bazohet dhe vijon me mbështetje në fushat kyçe të demokracisë, ekonomisë, shërbimeve infrastrukturore dhe shëndetësisë”, tha Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

“Sot jam e gëzuar dhe e nderuar që lançoj me të gjithë ju programin e ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar 2022-2025. Partneriteti është tipari thelbësor i bashkëpunimit tonë. Shumë nga ju – qeveria shqiptare, shoqëria civile, sektori privat, partnerët për zhvillim – morën pjesë në përpunimin e këtij programi të ri të bashkëpunimit. Ju falënderoj për kontributin. Ne kemi një pronësi të përbashkët të këtij programi. Ne gjithashtu shohim përpara drejt zbatimi të tij së bashku”, tha Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, Patricia Danzi.

Në aktivitetin e nisjes së bashkëpunimit merrnin pjesë disa ministra të qeverisë, deputetë, dhe kryetarë bashkie, ndërsa delegacioni i qeverisë zvicerane u përfaqësua nga Sekretariati Zviceran i Shtetit për Çështjet Ekonomik SECO, Martin Saladin.

Sipas programit të ri të bashkëpunimit, Zvicra përkushton 105 milionë franga zvicerane për mbështetjen e qeverisjes demokratike, zhvillimit ekonomik, shërbimeve infrastrukturore dhe ndryshimeve klimatike, dhe shëndetësisë në Shqipëri.

Ai mbulon periudhën 2022-2025 dhe do të fokusohet në reforma dhe rezultate në fushat e demokracisë, shtetit ligjor, klimës së biznesit dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Zvicra është një nga partnerët dhe donatorët dypalësh më të rëndësishëm për Shqipërinë veçanërisht në fushat e qeverisjes demokratike, mbështetjes makroekonomike, dhe shëndetësisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...