Por, duket se Kuvendi nuk ka pritur dhe ka proceduar më tej kërkesat e deputetëve demokratë dhe atyre të partive të tjera opozitare, drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani bëhet fjalë për 56 deputetë që kanë firmosur me vullnet të plotë deklaratën për heqje dorë nga mandati i deputetit të këtij legjislativi.
Nga ana tjetër, burime të Top Channel thonë se anëtarët socialistë të KQZ-së kanë patur një takim në Kryeministri gjatë paradites së kësaj të premteje, përpara se institucioni zgjedhor i vendit të mblidhej për shqyrtimin e kërkesave për heqjen dorë nga mandatet. /Njeshi/
]]>