10.3 C
Pec
E hënë, 26 Shkurt, 2024

SHQIPËRI: Emërohet ambasadori i ri i Bashkimit Evropian

Është emëruar ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell njoftoi se ambasadori i ri do të jetë Silvio Gonzato, një emër i spikatur në diplomacinë evropiane.

Ai ka shërbyer më parë si Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së në Kombet e Bashkuara në New York.

Gonzato ka shërbyer edhe si Drejtor për marrëdhëniet ndërinstitucionale, koordinimin e politikave dhe diplomacinë publike.

Siç konfirmohet nga BE-ja, ambasadori i ri në Shqipëri do të emërohet zyrtarisht më 1 dhjetor 2023. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...