13.1 C
Pec
E mërkurë, 17 Prill, 2024

SHQIPËRI: Fajdet në Shkodër/ Sekuestrohen 500 mijë euro

Prokuroria e Shkodrës ka bërë të ditur për mediat detaje nga operacioni  i mëngjesit të sotëm, që ka goditur një skemë fajdesh, kur rezulton të kenë qenë të përfshirë, noterë, ish-kancelarë gjykate dhe efektivë policie.

Kujtojmë se në orën 04:00 të mëngjesit të “Ditës së Verës” në Shkodër kanë zbarkuar RENEA, FNSH dhe reparti Shqiponja për të zbatuar disa urdhër-arreste.

Ndërkohë, sipas organit të akuzës hetimet kanë nisur në datën 25.01.2019, kur është regjistruar procedimi penal me numër 109, mbi bazën e akteve te referuara nga Drejtoria e Policisë Shkodër.

Sipas Prokurorisë, nga veprimet e kryera me mjete të hetimit proaktiv rezultoi e provuar përfshirja e një numri të madh shtetasish në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

“Dhënia hua e këtyre shumave është për interesa shume te larta qe variojnë nga 3%-20% ne jave nga ana e personave te implikuar. Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e te dyshuarve te disa pasurive te luajtshme, automjete te regjistruara ne emër te tyre dhe pasurive te paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia ne emër te te dyshuarve”, sqaron Prokuroria.

Nga përgjimet ambientale dhe vëzhgimit, u zbuluar se në këtë sekëm ishin të përfshirë 22 persona.

Me miratim te gjykatës se rrethit gjyqësor Shkodër janë caktuar dhe ekzekutuar masat e sigurimit personal “arrest ne burg” për 11 shtetas.

Gjate kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar nje numër i madh automjetesh, vlera te konsiderueshme monetare (rreth 500.000 euro), aparate celulare etj. Veprimet e kontrollit, sekuestrimit dhe veprimeve te para hetimore vijojnë.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...