17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

SHQIPËRI: Garda e Republikës do të mbrojë kryetarin e PD-së dhe personalitete të tjera

Në mbledhjen e qeverisë, është miratuar vendimi, i cili urdhëron Gardën e Republikës të mbrojë drejtues të ndryshëm institucionesh, mes tyre dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Bashën dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn.

Pjesë e listës, që duhet t’i mbrojë Garda janë gjithashtu kryetari i mazhorancës, Kryeprokurori i Përgjithshëm, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, drejtues i SHISH deri tek ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Disa prej personaliteteve që u garantohet mbrojtja nga Garda:

Prokurorin e Përgjithshëm

Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit

Drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit

Kryetarin e partisë më të madhe të mazhorancës parlamentare

Kryetarin e partisë më të madhe të opozitës parlamentare

Anëtarët e Këshillit të Ministrave

Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë

Kryetarin e Bashkisë së Tiranës

Inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Sipas VKM-së, Garda duhet të kujdeset edhe për banesat ku jetojnë, akomodohen apo dhe objektet, në të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre emra dhe personalitete nga politika dhe drejtësia, mes të cilëve ambsadori i BE-së dhe zëvendëskryeministri.

Mbrojtje për banesat e:

Zëvendëskryeministrit

Ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë

Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit

Prokurorit të Përgjithshëm

Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...