21.1 C
Pec
E premte, 19 Korrik, 2024

SHQIPËRI: Hapja e rrugës Thumanë-Kashar, kartëvizita evropiane e Korridorit Blu

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përshëndetur ndjekësit me pamjet e rrugës së inaguruar një ditë më parë Thumanë – Kashar.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shqiptare, e cilëson atë kartëvizitën europiane të Korridorit Blu të Shqipërisë 2030.

“Mirëmëngjes dhe rrugë të mbarë për të gjithë ju që sot do të kaloni nga autostrada e re Thumanë – Kashar, kartëvizita evropiane e Korridorit Blu të Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.

Kujtojmë se rruga 21 kilometër e gjatë u hap të dielën, 30 qershor, pas një ceremonie të veçantë. Rruga është pjesë e autostradës Adriatiko-Joniane, që fillon nga Italia dhe përfundon në Greqi.

Kalimi në këtë rrugë është me pagesë minimale prej 2.1 euro. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...