5.9 C
Pec
E diel, 3 Mars, 2024

SHQIPËRI: Helikopterët britanikë Merlin fluturojnë mbi Tiranë

Dy helikopterë britanikë Merlin kryen fluturime sot mbi Tiranë, si dëshmi e bashkëpunimit të shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në fushën e mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur në Facebook se vizita e Grupit Jugor të Reagimit Bregdetar britanik tregon se Shqipëria është një partnere solide e Britanisë së Madhe dhe aleatëve të NATO-s në rrugën drejt sigurisë dhe zhvillimit.

“Të përkushtuar për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe miqësinë me Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha fushat, duke shfrytëzuar potencialet tona të përbashkëta”, theksoi Ministria e Mbrojtjes. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...