32.5 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

Shqipëri: I zhdukur tash e dy ditë, policia nis kërkimin e trupit të një 30-vjeçari në Liqenin e Banjës

Një person dyshohet se është mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh të Shqipërisë.

Siç shkruan Oranews, buzë Liqenit të Banjës, në afërsi të fshatit Qerret janë gjetur disa sende që mendohet se i përkisnin 30-vjeçarit.

Viktima rezulton i zhdukur prej dy ditësh ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikësit të cilët po kontrollojnë në zonë për të gjetur trupin e 30-vjeçarit.

Drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur edhe polumbarët të cilët po bëjnë kontroll të zonës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...