17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

SHQIPËRI: Kaloi pa kandidat raundi dytë, caktohet sot data e raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet mesditën e së martës për të caktuar datën e mbajtjes së raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Konferenca do të mbahet në orën 14:30 dhe vjen pas djegies së raundit të dytë.

Deri më tani, në Kuvend nuk është propozuar asnjë emër për President, duke bërë që dy votimet e para të cilësohen të kryera.

Kushtetuta përcakton se një kandidat për president propozohet me firmat e 20 deputetëve.

Në raundin e tretë, Kushtetuta përcakton se kreu i shtetit zgjidhet me shumicë të cilësuar, 84 vota.

Në raundin e katërt dhe të pestë, Presidenti zgjidhet me shumicë të thjesht, me 71 vota. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...