15.3 C
Pec
E diel, 26 Maj, 2024

SHQIPËRI: Kaos para Bashkisë Tiranë, protestuesit përplasen me policinë dhe hedhin molotov

Aleanca për Teatrin dhe grupimi i Sali Berishës kanë nisur protestën e dytë përpara Bashkisë së Tiranës, në lidhje me arrestimin e disa prej drejtorëve të këtij institucioni.

Sipas protestuesve, edhe Erion Veliaj është i përfshirë në dosjen “5D” dhe duhet të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën. Gjithsesi, kaosi nuk është shmangur dot, pasi protestuesit kanë hedhur molotov drejt godinës dhe janë përplasur me forcat e rendit.

Si pasojë e kësaj situate, janë angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...