7.2 C
Pec
E hënë, 20 Janar, 2025

SHQIPËRI: Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit, deputetët e PD-së nuk lejojnë fillimin e mbledhjes

Ishte parashikuar që këtë të mërkurë në orën 10, të mbahej Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Pjesa e parë do të ishte e hapur për mediat, ku do të prezantohet projektbuxheti nga Ministri i Financave, Ervin Mete.

Ndërkohë që pritej që deputetët e PD-së të ishin të pranishëm në këtë mbledhje, këta të fundit nuk po e lejojnë fillimin e saj.

Shkak përjashtimi deputeteve dhe mos përmbushja e tre kërkesave kryesore.

Kujtojmë se ditën e djeshme sekretariati i etikës ka vendosur të përjashtojë 6 nga 7 deputetët e PD të kërkuar nga mazhoranca, përveç deputetit Lefter Gështenja.

Konkretisht u përjashtuan me 10 ditë nga seancat deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...