9.7 C
Pec
E martë, 21 Mars, 2023

SHQIPËRI: Kostot e ndërtimit u rritën me shtatë për qind në vit, çmimet disa herë më shumë

Kostot e ndërtimit u rritën ndeshëm edhe përgjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, dyfish më shumë se në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, ndryshimi vjetor i Kushtimit në Ndërtimit rezultoi 7%, nga 3.1% që ishte kundrejt të njëjtit tremujor të vitit 2021.

Ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e shpenzimeve të energjisë me 14.1% si dhe shpenzimet materiale e kosto të tjera me rreth 8%.

Brenda grupit të shpenzimeve materiale, vërehet rritje e konsiderueshme veçanërisht e shpenzimeve për materiale ndërtimi si dhe zëra të tjerë për materialet hidrosanitare apo  elektrike.

Ndërkohë, kostot janë rritur edhe për shpenzimet e transportit, makineritë por edhe për pagat e punonjësve. Me gjithë rritjen e fortë të indeksit, çmimet e banesave janë shtrenjtuar disa herë më shumë veçanërisht së fundmi duke mos justifikuar kostot e rritura.

Edhe në vrojtimin e fundit të Bankës së Shqipërisë treguesi i besimit në sektorin e ndërtimit shënoi rritjen më të fortë me 6.2 pikë përqindje.

Pritshmëritë e operatorëve që ushtrojë aktivitetin në ndërtim janë që shtrenjtimi i çmimeve do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, duke e bërë kështu gjithnjë e më të vështirë për qytetarët blerjen e një banese. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...