4.6 C
Pec
E premte, 2 Dhjetor, 2022

SHQIPËRI: Krahu i lirë i punës, pagesat gjashtë herë më pak se në BE

Anketa e INSTAT për koston e punës për vitin 2020 tregon se një i punësuar në Shqipëri paguhet mesatarisht 4.5 euro për çdo orë pune.

Në Bashkimin Evropian (BE) për vitin 2021 shifra ishte 29 euro dhe në vendet e Eurozonës 32 euro.

Më të paguarit janë të punësuarit në banka dhe institucione financiare me 750 lekë/ora.

Fasoneria, shërbimet e hoteleria janë aktivitetet me rrogat më të ulëta me mesatarisht 260 lekë/ora.

Kosto mesatare mujore e punës është rritur me rreth 7 mijë lekë, ose 10 për qind në krahasim me vitin 2016-të.

Sipas INSTAT kjo i faturohet rritjes së pagës minimale nga 22 në 26 mijë lekë.

Anketa tregon gjithashtu se kompanitë shqiptare shpenzuan pak si për mbrojtjen e punonjësve nga pandemia, ashtu edhe për trajnimin e tyre. /Njeshi/

Burger King 2022

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...