27.1 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Shqipëri – Kroaci, formacione zyrtare: Sylvinho me dy ndryshime

Kombëtarja e Shqipërisë dhe ajo e Kroacisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme, e vlefshme për Grupin B në Euro 2024.

Kuqezinjtë do të përballen me kroatët në ndeshjen e dytë të grupit, e cila pritet të zhvillohet në “Volksparkstadion” të Hamburgut nga ora 15:00.

Të dy kombëtaret e kanë këtë ndeshje thuajse vendimtare për fatin e tyre dhe duan të marrin pikët e para në Kampionatin Evropian.

Sylvinho dhe Zlatko Dalic kanë vendosur të bëjnë pak ndryshime për këtë ndeshje, pasi nuk duan t’i prishin balancat e ekipit.

Trajneri i kombëtares shqiptare ka bërë vetëm dy ndryshime nga ndeshja me Italinë, duke inkuadruar Qazim Laçin dhe Rey Manajn në vend të Taulant Seferit dhe Armando Brojës.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Asani, Manaj, Bajrami;

Kroacia:

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...