14.1 C
Pec
E shtunë, 13 Prill, 2024

SHQIPËRI, Kryeministri Rama: "Dua të çoj vendin tim në Europë"!

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dhënë një tjetër intervistë për mediat italiane.

Për gazetën “Libero” ai ka folur mbi krizën politike në Tiranë. Rama citohet të ketë thënë se në sheshin para Parlamentit proteston opozita, e cila nuk e ka popullin pas vetes.

“Ne nuk jemi në rrezik destabiliteti. Kjo është një protestë para Parlamentit dhe ata nuk e kanë popullin me vete”, thotë Rama.

Sipas shefit të qeverisë s’kemi të bëjmë me krizë në Shqipëri, edhe pse opozita ka braktisur Parlamentin, kjo pasi pozita aktuale nuk është e rrezikuar.

Gazetari e pyet se a është hyrja në Europë një bast fitues, teksa Tirana zhvillohet e BE ecën me ritme të ngadalta, Rama i përgjigjet: “Dua të çoj vendin tim në Europë!”.

“Kemi shumë tregues se pas protestave të këtyre ditëve kundër qeverisë time, është aksioni i fuqive të huaja. Në Shqipëri kemi nevojë për institucione të forta e të integruara në BE, për të ndjekur modernizimin e luftuar korrupsionin që ende është i lartë”, shprehet Rama./Gsh/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...