17.4 C
Pec
E mërkurë, 6 Korrik, 2022

SHQIPËRI: Mallra kontrabandë, nga pamjet e zbuluara u arrestuan shtatë persona mes tyre policë e doganierë

Shtatë persona janë arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës në Pogradec pas zbulimit të një rasti të kalimit të mallrave kontrabandë pa kryer zhdoganimin e tyre. Pas hetimeve dhe dokumentimit të fakteve të kontrabandës dhe marrjes së ryshfetit me prova filmike në kuadër të operacionit “Dinarët”  janë arrestuar 7 persona, mes të cilëve 2 doganierë dhe 2 inspektor policie në pikën kufitare

“Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare, nga informacionet e marra në rrugë operative nga AMP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e luftës kundër krimit ekonomik dhe njësine operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kapën në flagrancë shtetasit J. H., B. H. dhe F. G”, thuhet në njoftim.

Si u zbuluan? 3 të arrestuarit janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin me mjete të ndryshme nga shërbimet në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Ata janë favorizuar kundrejt shumave në para nga punonjës policie në bashkëpunim me punonjës të doganës me detyrë doganier pranë kësaj pike kufitare.

“Për sa më sipër nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal, për: – Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë. – Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë. – V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë; J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 174 dhe 244 të Kodit Penal shtetasit: – J. H. , 37 vjeç, banues në Librazhd – B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd – F. G., 22 vjeç, banues Librazhd;”

Kush janë të arrestuarit

1. Inspektor Arian Hajrulla, 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

2. Inspektor Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

3. Vladimir Bardhi, 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

4. Julian Poce, 45 vjeç, me detyrë Doganier , pranë Degës Doganore Qafë Thanë.

Ndërsa tre personat nga Librazhdi që i dhanë shuma parash janë identifikuar si: Julian Hila, 37 vjeç, Bule Hila, 38 vjeçe, Florenc Gega, 22 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe këqyrja e pamjeve filmike është provuar se punonjësit e policisë së Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me punonjësit e Doganës, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim me ligjin dhe kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar të arrestuarit në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambientet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. /Njeshi/

Burger King 2022

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...