9.9 C
Pec
E martë, 23 Prill, 2024

SHQIPËRI: PD krijon zyrtarisht koalicionin opozitar, aleatët firmosin me radhë

Partia Demokratike ka firmosur sot marrëveshjet zyrtare me partitë e koalicionit të djathtë. E para që e ka nënshkruar marrëveshjen ka qenë Partia Republikane me anë të Fatmir Mediut, ndërsa pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet me radhë nga LSI, PAA, LZHK, PBDNJ, PDK dhe PDIU.

Së bashku me Lulzim Bashën, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Bujar Nishani, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe dy nënkryetarët, Edmond Spaho dhe Edi Paloka

Sipas burimeve mediatike, marrëveshja ka dhjetë pika kyçe, ku e para është krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar për zgjedhje e ardhshme, si edhe regjistrimi në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është krijimi i një qeverie tranzitore që do të garantoje zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar ata politikanë të akuzuar se kanë blerë zgjedhjet

Loading…
]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...