15.8 C
Pec
E hënë, 25 Shtator, 2023

SHQIPËRI: PD mbledhë Kuvendin Kombëtar më dy shtator

Partia Demokratike e Shqipërisë mbledh të shtunën, 2 shtator në ora 10:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, Kuvendin Kombëtar.

Në një njoftim për shtyp PD thekson se, “në një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve”.

“Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thekson PD.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...