22.7 C
Pec
E hënë, 22 Korrik, 2024

SHQIPËRI: Plagoset 30-vjeçari në Lezhë, dërgohet me urgjencë në spital

Një i ri nga Shkodra, rreth 30-vjeç, është gjetur i dhunuar pranë rreth rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.

Burime bëjnë me dije se ai ka patur fraktura në kokë, teksa është marrë nga autoambulanca, e cila e ka çuar drejt spitalit të Lezhës.

Mësohet se pasi ka marrë ndihmën e parë në këtë spital, i riu është dërguar më pas në spitalin e Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, teksa ende nuk dihen se si kanë ndodhur rrethanat e këtij rasti. Dyshimet janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është lënë pa ndjenja në rrugë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...