17.2 C
Pec
E mërkurë, 20 Tetor, 2021

SHQIPËRI: Po transportonte shtatë emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 35-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 35-vjeçar, i cili u kap duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

U arrestua në flagrancë shtetasi me inicialet K. S., banues në Kamëz, i cili udhëtonte me një automjet tip Benz, me të cilin po transportonte emigrantët e paligjshëm drejt Kosovës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë në Skuraj, me emigrantët të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...