6 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

SHQIPËRI: Pranohet kërkesa e Izet Haxhisë, dosja “Hajdari” do rigjykohet

Gjykata e Apelit Tiranë, ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë, për të hapur dosjen “Hajdari”, gjatë gjykimeve të së cilës ai është shpallur fajtor.

Ky vendim u mor nën argumentin, se Haxhisë i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë arsye, dosja duhet kthyer për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.

Lajmi u bë me dije nga avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla, i cili tha se i pari që do të thirret si dëshmitar është Sali Berisha, teksa do kërkohet pafajësia e klientit të tij.

Madje ai shtoi se ish-Kryeministri dhe Haxhia kanë shumë për të folur me njeri tjetrin, duke qenë se kanë qenë të afërt me njeri tjetrin.

Dosja “Hajdari” do të rigjykohet nga një trupë tjetër gjykuese, nga ajo që dha vendimin e parë.

Kujtojmë se ish-truproja e Sali Berishës, Izet Haxhia është dënuar me 25 vite burg, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit.

Haxhia nuk e ka pranuar kurrë një akuzë të tillë, madje ka hedhur akuza të ashpra edhe në drejtim të ish-shefit të tij, liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha për rolin që sipas tij ka luajtur në ekzekutimin e Azemit.

Azem Hajdari u ekzekutua me armë zjarri më 12 shtator të vitit 1998, fare pranë selisë së Partisë Demokratike./Gsh/Njeshi

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...