1.2 C
Pec
E martë, 30 Nëntor, 2021

SHQIPËRI: Qytetet që kanë konsumin më të lartë të drogës, shqetësuese mosha e përdoruesve

Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit për drogat e forta, por edhe një strehë në zgjerim për përdoruesit e tyre.

Kokaina klasifikohet ndër lëndët narkotike të luksit, edhe për shkak të çmimit të saj të lartë, ndryshe nga drogat e tjera si hashashi p.sh. Por asgjë nuk po i ndal të rinjtë shqiptarë t’i hyjnë rrugës së konsumit të kokainës.

Raportuesja për Shqipërinë në Evropë e përdorimit të lëndëve narkotike, mjekja toksikologe Esmeralda Thoma, e veçon përdorimin e kokainës duke e kategorizuar me fjalët, epidemia e re.

“Momentalisht dhe për vendin tonë dhe për SHBA dhe Europën Perëndimore po flitet të paktën këto 3-4 vitet e fundit,  po flitet për një epidemi kokaine, pra përdorimi i kokainës është aq i shprehur aq në shifra të larta, tashmë në këto vende po flitet për epidemi kokaine”, deklaron znj. Thoma.

Kjo është renditja e qyteteve, sipas konsumimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në Fier dhe Elbasan, dominon shpërndarja dhe konsumimi i heroinës. Ndërsa, Tirana dhe Durrësi, kanë kokainën lëndë të parë konsumi. Le të shohim edhe zonat më problematike në Tiranë.

Shqetësuese është mosha e re e përdoruesve të narkotikëve, pasi raportohet se blerësit më të mëdhenj, janë ata të moshë 18 deri në 25-vjeçar.

“Zonat nuk është se janë të ndara të prera me thikë. Pothuajse në të gjithë territorin e Tiranës ka konsumim të lëndëve narkotike. Zonat që kanë më shumë fluks ka qenë zona e parkut që u godit. Ka qenë zona e pallatit me shigjeta, ka qenë zona e bllokut, por që edhe aktualisht dominon për përdorimin në fundjavë të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Zona e Freskut, Alliasi dhe Kamza”, Maringlen Beqo, shef i Antidrogës në Tiranë.

Çmimi i kokainës varion sipas cilësisë së saj. Pavarësisht çmimeve shumë të larta për blerjen e kokainës, ajo shitet në masë. Tregtia nis nga blerja me kilogramë e përfundon deri tek blerja sipas dozave. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...