“Kontraktorët me mjete e punëtorë kanë qenë në terren gjatë gjithë natës për të mbajtur qarkullimin në normalitet”, tha autoriteti në një njoftim në Facebook.

ARRSH i ka bërë thirrje shoferëve që të tregohet kujdes i shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje.

“Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.”